0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Organizuar nga MDIS-i, në Stamboll u festua Dita e Flamurit

Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Stamboll u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Flamurit. Ky manifestim u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare.

Në prezencën e më shumë se 400 pjesëmarrësve, duke përfshirë figura të rëndësishme të udhëheqësisë së Stambollit, grupe të ndryshme kulturore janë paraqitur me muzike e valle popullore e folklorike shqipe.

Grupet përformuese që pasuruan këtë aktivitet ishin: grupi ”Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi ” Besa” me muzikë popullore, Imran Salkim me muzikë popullore dhe grupi” Albana” me këngë e valle.

Në fund të pjesës artistike-kulturor, u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img