Site icon PrishtinaPress

Organizohet Konferenca ‘Safe Internet Day Kosova’ me moton “Bëhu ndryshimi’’

Me rastin e ditës ndërkombëtare për internet të sigurt, Kolegji UBT në bashkëpunim me disa OJQ dhe shoqërinë civile, nesër me 7 shkurt, organizon konferencën ‘Safe Internet Day Kosova’!

Dita e internetit më të sigurt shënohet çdo vit në mbarë botën, në muajin shkurt. Këtë vit në Kosovë do të mbahet më 7 shkurt me sloganin “Bëhu ndryshimi: Bashkohu për një internet më të mirë”.

Kjo ditë ofron mundësinë për të nxjerrë në pah përdorimet pozitive të teknologjisë dhe për të shqyrtuar rolin që të gjithë ne luajmë për të ndihmuar në krijimin e një komuniteti sa më të mirë dhe më të sigurt në internet. Të rinjtë, prindërit, kujdestarët, mësuesit, punëtorët socialë, organet e zbatimit të ligjit, kompanitë, politikë-bërësit, dhe më gjerë, do të bashkohen së bashku për të ndihmuar në krijimin e një interneti më të mirë.

Me këtë rast do shtjellohen tema me interes si:

/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version