1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Organizohet Konferenca ‘Safe Internet Day Kosova’ me moton “Bëhu ndryshimi’’

Me rastin e ditës ndërkombëtare për internet të sigurt, Kolegji UBT në bashkëpunim me disa OJQ dhe shoqërinë civile, nesër me 7 shkurt, organizon konferencën ‘Safe Internet Day Kosova’!

Dita e internetit më të sigurt shënohet çdo vit në mbarë botën, në muajin shkurt. Këtë vit në Kosovë do të mbahet më 7 shkurt me sloganin “Bëhu ndryshimi: Bashkohu për një internet më të mirë”.

Kjo ditë ofron mundësinë për të nxjerrë në pah përdorimet pozitive të teknologjisë dhe për të shqyrtuar rolin që të gjithë ne luajmë për të ndihmuar në krijimin e një komuniteti sa më të mirë dhe më të sigurt në internet. Të rinjtë, prindërit, kujdestarët, mësuesit, punëtorët socialë, organet e zbatimit të ligjit, kompanitë, politikë-bërësit, dhe më gjerë, do të bashkohen së bashku për të ndihmuar në krijimin e një interneti më të mirë.

Me këtë rast do shtjellohen tema me interes si:

  • Shfrytëzimi i sigurt i internetit dhe rrjeteve sociale nga ana e Mentor Hoxhaj,
  • Roli i ARKEP-it në ofrimin e sigurisë në internet – ARKEP
  • Rëndësia e ndërgjegjësimit në parandalimin e humbjes së të dhënave nga Taner Abazi- DARDS
  • Interneti dhe fëmijët nga Teuata Zymeri – FIT.
  • Sfidat e sigurisë në WEB nga – Besart Abazi – Find-BUG
  • Fuqizimi i gruas dhe interneti – Arta Quqalla – OJQ ARTA
  • Roli i ISP-ve (ofruesve te shërbimit të rrjeteve) nga Ekrem Cervadiku
  • Iso Standardet dhe rëndësia e tyre për shfrytëzimin e sigurte te internetit – Lek Zogaj 2M PECB
  • Si përfundojnë të dhënat tona në Cyberspace – UBT student’s
  • E shume te tjerë

/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img