Ajo ka theksuar se nuk pret parregullsi në zgjedhjet e 19 majit meqë Kosova tashmë ka krijuar kulturë zgjedhore.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daka ka deklaruar se pjesëmarrja e subjekteve në zgjedhje është çështje politike, por sa i përket organizimit ajo ka theksuar se këto zgjedhje nuk ka rrezik të dështojnë.
Sidoqoftë, Daka u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.