Dy persona janë arrestuar në rrugën “Hamdi Ferati” në Vushtrri, nën dyshimin se në një lokal kanë ofruar organizimin e lojërave të fatit.
Njësitë relevante policore kanë sekuestruar 1090 € para të gatshme, një telefon dhe një kompjuter me që dyshohen se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit (online).
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime./Prishtinapress/