Në emisionin “Raport”, në një lidhje direkte me gazetarin Zeqir Mehmetaj është diskutuar për atë se në fundjavë në Deçan është formuar këshilli iniciues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Për këtë ai ka treguar se kishte të ftuar personalitete të ndryshme dhe figura të rëndësishme edhe nga Podujeva, ku kjo lëvizje ka ngjallur shumë debat dhe reagime.
Mehmetaj ka treguar se kjo lëvizje e cila u krijua ka kundërshtuar islamin radikal dhe islamin e pasluftës ose atë islamin politik në Kosovë.
“Unë me të thënë të drejt sa kamë qenë në ngjarje se çfarë do të ndodh aty kom qenë në ngjarje sepse do të kundërshtohet kryesisht islami radikal që ata po e quajnë islami i pasluftës apo islami politik në Kosovë”, ka thënë ai.