1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Organizatat e Shoqërisë Civile kërkojnë anulimin e konkursit për kryeshef të Trepçës

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka kërkuar anulimin e konkursit për Kryeshef Ekzekutiv të Trepçës.

Sipas tyre,  kërkesat e përgjithshme të paraqitura në konkurs janë në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publik.

“Kërkesa për dokumentin “Certifikatën (dëshminë) nga gjykata kompetente që dëshmon se nuk është nën hetime jo më të vjetër se gjashtë muaj” është në kundërshtim me këtë ligj

duke qenë se ligji përcakton që kandidati do të duhet të mos jetë i dënuar nga një gjykatë kompentente. Pra, do të duhej të kërkohej dokumenti që e vërteton këtë gjë dhe jo dëshmia që nuk është nën hetime”.

“Në kriteret e kualifikimit, nuk është cekur niveli i shkollimit, vetëm fusha/drejtimi i kërkuar. Në të njëjtën kohë, kërkesa për ndërlidhje mes veprimtarisë biznesore të ndërmarrjes me drejtimet duhet të specifikohet pasi kjo lë hapësirë për interpretim të gjerë gjatë vlerësimit të kandidatëve”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img