Kanë ardhur orët vendimtare për Harry Kane.
Drejtuesit e Bayern Munichut e kanë paraparë një takim në Londër me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.
Me të do të diskutojnë direkt, sy më sy, për sulmuesin anglez, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Bayerni do t’i ofrojë 80 milionë euro për përfaqësuesin anglez.
“Ne e respektojmë Daniel Levyn, të cilin e konsiderojmë si profesional, deklaroi presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.
Londinezët i kishin refuzuar dy ofertat e para të kampionit gjerman, i cili shpreson që këtë radhë palët të merren vesh dhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian të përfundojë në “Allianz Arena”.
Kane shihet si zëvendësues ideal i Robert Lewandowskit, i cili u largua vitin e kaluar dhe la një zbrazësi të madhe në qendër të sulmit.