ORCA bën sot prezantimin e raportit “Integriteti Akademik i Drejtuesve të Universitetit të Prishtinës”, ku do të publikohen dhe diskutohen rezultatet dhe rekomandimet e një hulumtimi disamujor për situatën akademike të pozitave vendimmarrëse në UP.
Në të gjeturat kryesore përfshihen të dhëna për justifikimin e gradave akademike që mbajnë drejtuesit e UP-së, punimet në botime që nuk i përmbushin parimet e revistave të mirëfillta shkencore dhe mund të klasifikohen si të dyshimta, si dhe të dhëna të tjera me rëndësi për integritetin akademik.
Në prezantimin e raportit do të publikohen edhe emrat e parë të profesorëve në pozitave drejtuese, duke përfshirë rektorin e UP-së, disa dekanë dhe prodekanë, të cilët janë veçuar për nga performanca e tyre akademike.