Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i ka mori meritat për lirimin e tre zyrtarëve policorë kosovarë nga paraburgimi në Serbi.
Ai tha sot se lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Orban shkroi në Twitter se Vuçiqi e ka njoftuar se do t’i lirojë policët.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.
Ai tha se ky vendim është “dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik” mes Hungarisë dhe Serbisë.
“E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.