2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Orbani ia bën avokatin Serbisë, i jep ‘vërejtje’ BE-së që “të mos e humbin”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili mirëmban lidhje të ngushta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar Bashkimin Evropian në raport me Beogradin, për çka tha se blloku duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor sepse përndryshe “mund ta humbim Serbinë” ngase ajo “ka edhe zgjidhje tjera”.

Ne duhet të përfundojmë detyrën e vjetër të zgjerimit përpara se të fillojmë zgjerimin e ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim atë. Serbia ka mundësi të tjera. Sapo ka përfunduar një marrëveshje për tregtinë e lirë me Kinën”, tha Orban për “Die Presse”-n austriake, siç e cituan mediat serbe.

Kujtojmë se Hungaria, ndonëse e ka njohur Kosovën, është zhvendosur krejtësisht thuajse në pozicionet e Beogradit, ku më së fundi vitin e kaluar edhe votoi kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, e që madje ka paralajmëruar se do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës “në çfarëdo organi evropian” për sa kohë nuk ka një marrëveshje të konkluduar mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img