Site icon PrishtinaPress

Oraret e tre sportistëve të Kosovës në Rio 2016

 

Në Lojërat Olimpike të Rios do të garojnë edhe tre sportistë prej Kosovës.
Notari Lum Zhaveli do të paraqitet të enjten në garat 50 metra rreth orës 18:00.
Një ditë më pas, të premten edhe atleti Musa Hajdari do të paraqitet në shtegun e atletikës, ku do të vrapojë në garën prej 800 metrave.

E fundit që do të paraqitet në Rio do të jetë atletja Vijona Kryeziu, e cila të shtunën do të vrapojë në garën prej 400 metrave.
Kujtojmë se Kosova deri më tani ka fituar një medalje të artë në saje të xhudistes, Majlinda Kelmendi.

Exit mobile version