Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17, njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë të mësimit, ora e parë t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.
Ministria e Arsimit u uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017, njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.
Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje të veprës dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror e human gjatë gjithë jetës në ndihmë më të varfërve në gjithë globin, u bë dje në Selinë e Vatikanit nga ana e Shkëlqesisë së tij, Papa Françeskut.