Reperi i njohur Getoar Selimi është padyshim një ndër personazhet më të dnejkur në rrjetet sociale.
Ai ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e tij, ku promovon jetën e tij të zakonshme.
Të ardhurat e mira nga muzika, i kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë mjaft luksoze.
Këtë më së miri e tregojnë shumat e mëdha që ai harxhon për veshjet e tij.
Vetëm një orë dore që reperi mban në dorë, kap shifrën e 32 mijë eurove, shifër kjo e cila duket mjaft e lartë për një aksesor.