Edhe pse rezoluta kundër presidentit Hashim Thaçi, rreth bisedimeve për çështjen e ndryshimit të kufijve me Serbinë, e iniciuar nga tri partitë opozitare LDK, LVV dhe PSD nuk arriti që të kalojë në Kuvendin e Kosovës, opozita insiston që kjo rezolutë duhet të kalojë në Kuvend para raundit tjetër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë për lajmi.net, se qëndrimi i LDK-së vazhdon të mbetët i njëjtë sa i përket dialogut me Serbinë, derisa ka potencuar se opozita e bashkuar do të insistojë që kjo rezolute të kalojë në Kuvend.
“Sa i përket dialogut dhe bisedimeve qëndrimi ynë si LDK mbetet i njëjtë. Ne vazhdojmë të insistojmë në të drejtën tonë të pamohueshme se duhet që të miratohet rezoluta e propozuar nga opozita e para dhe po ashtu edhe po të miratohet përsëri se presidenti Thaçi është njëri i paautorizuar që të bisedojë për Kosovën e aq më tepër është i paautorizuar që të flasë për të ashtuquajturën korrigjim i kufijve”, ka thënë Beqiri.
Beqiri po ashtu ka thënë se tentimi i presidentit Thaçi për të hapur çështjen e statusit të Kosovës është absurde, derisa ka shtuar se asnjë marrëveshje që është në demë të Kosovës nuk do të përkrahet nga LDK-ja.
“Insistimi për të hapur çështjen e statusit të Kosovës është absurdë, kur ne kemi një deklaratë të pavarësisë, kemi shtetin e pavarur, kemi Kushtetutën si dhe kemi qëndrimin dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë (GJND). As një marrëveshje që i bënë dëm vendit nga kushdo qoftë, e qa me tepër nga presidenti Thaçi nuk do ta përkrahim. Është e kotë çdo gjë që Thaçi mundohet të bëjë jashtë kompetencave që ia ka. Kuvendi do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit dhe ne do ta mbrojmë me konsekuencë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Beqiri.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezoluta kundër presidentit Thaçi duhet që të kthehet në Kuvend
Ismajl Kurteshi në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se protesta e 29 shtatorit ka qenë një përgjigje për presidentin Thaçi.
Po ashtu Kurteshi ka thënë se do të kërkojnë që të bëhet një platformë e përbashkët, një delegacion për të cilin siç thotë ai pajtohen edhe partitë tjera opozitare.
“Po ashtu do të kërkojmë që të bëhet një platformë e përbashkët një delegacion për të cilin pajtohen edhe opozita edhe një kryenegociator. Por, krejt këto që janë propozuar deri tani duhet të shkojnë në rishikim dhe të dalin nga tatimet e pozitës dhe opozitës”.
Ndërsa nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë thënë se presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr dialogun.
“Ne kemi deklaruar se zoti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr procesin negociator. Në lidhje me këtë proces, ka kërkuar dakordancë nga gjitha forcat politike që bartës në këtë proces të jetë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PSD-së, shkruan lajmi.net.
Tutje kjo parti shton se presin që rezoluta të votohet me 2/3 e votave në Kuvend, brenda së cilës, siç thonë ata, është pozicioni shtetëror i Kosovës në këto negociata.
“Ne kemi propozuar rezolutën në të cilën parashohim që fillimisht të kemi Platformë Shtetërore që do të votohet me 2/3 e Kuvendit, brenda së cilës është pozicioni shtetëror i Kosovës në këto negociata. Pas platformës, kemi paraparë mandatimin e ekipit negociator po ashtu me shumicë të kualifikuar. Për ne kjo është shtegdalja e vetme nga kjo krizë e krijuar në lidhje me këtë proces aq me rëndësi për vendin, e thellimin e së cilës më së shumti e ka ndihmuar dhe po e ndihmon presidenti i vendit”.
Ndërkohe njohësi i çështjeve juridike dhe njëri nga pjesëmarrësit në hartimin e Kushtetutës, Riza Smaka, përjashton çdo mundësi që marrëveshja përfundimtare me Serbinë, nëse eventualisht arrihet, të konsiderohet e përfunduar vetëm pas nënshkrimit nga presidenti, pa u ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.
Tutje Smaka ka thënë se Thaçi është shef i politikave të jashtme, prandaj është i autorizuar që të zhvillojë dialogun me Serbinë.
“Zoti Thaçi si president i Kosovës është shefi i politikave të jashtme, udhëheqësi i politikave të jashtme, prandaj ai është i autorizuar për të zhvilluar dialogun me presidentin e Serbisë. Gjithsesi marrëveshja që do të nënshkruhet nga shefat e të dyja shteteve duhet që të ratifikohej në kuvend me shumicën absolute të votave. Por, kjo është procedura, sipas Kushtetutës ai është shefi i politikave të jashtme, i udhëheqë politikat e jashtme. Segmenti i bisedimeve me shtetin tjetër i takon ekskluzivisht presidenti Thaçi.