Site icon PrishtinaPress

Opozita serbe i kërkon llogari Gjuriqit për Trepçën

Anëtarët e disa prej partive opozitare në Serbi, kanë kërkuar, sot nga Kryetari i Komisionit Parlamentar, që urgjentisht të thërrasë një mbledhje të këtij komiteti dhe kërkojnë praninë e Drejtorit të Ashtuquajturës Zyre Serbe në Kosovë, Marko Gjuriq.
Dreçun ka thënë më parë se ai pret që kjo seancë të mbahet me 17 tetor, por këta deputetë kërkojnë që të jetë jo më vonë se nesër në mëngjes, duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike, politike dhe të sigurisë në Kosovë, transmeton Indeksonline
Ata presin që të jenë të informuar për rrjedhën e negociatave me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, nën kujdesin e BE-së, me referencë të veçantë për rastin e Trepçës.

Exit mobile version