Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar 2 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Ndërsa, në anën tjetër, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, si datë për zgjedhjet e kanë dhënë 26 janarin.
Presidentja Osmani kishte bërë të ditur se sipas ligjit janë 4 data për zgjedhje – 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti.
Pas takimit konsultativ që kishte më 31 korrik, ku mungoi Kurti, presidentja Osmani në një konferencë për media tha se vlerësimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve i takon asaj.
“Tash fjala konsultim do të thotë se i dëgjoj, por jo domosdoshmërisht veproj sipas preferencave të partive. Vlerësimi përfundimtar është i presidentes së Republikës. Gjithnjë ka qenë kështu edhe me presidentët paraprakë, mos më keqkuptoni, nuk është kjo ndonjë kompetencë e re”, tha ajo.
Ndërkaq dje, Osmani tha se e premtja është dita e fundit kur partitë politike mund të dërgojnë çështje shtesë që kanë për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Se cila prej këtyre datave do të caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve i takon presidentes Osmani të vendosë.