4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Opozita mirëpret Biden-in, edhe pse nuk i takon

Opozitarët kosovarë e vlerësojnë shumë të rëndësishme vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, ndonëse ky i fundit nuk do t’i takojë. Ata thonë se vizita e numrit dy të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe sipas tyre, është normale që të kufizohet vetëm te drejtuesit e institucioneve.
Partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk hatërohet pse numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nuk do t’i takojë gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, sot në mbrëmje do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Frashër Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se vizita e zëvendëspresidentit të SHBA-ve në Kosovë është e shkurtër dhe, siç ka thënë ai, është normale që të kufizohet te drejtuesit e institucioneve.
“Sipas gjasave, vizita e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë do të jetë e shkurtër dhe është normale të kufizohet te përfaqësuesit e institucioneve”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se opozita vlerëson se zhvillimi i marrëdhënieve të mira me SHBA-të duhet të jetë orientim afatgjatë për shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img