13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Opozita me akuza ndaj Kurtit: Mashtroi me shifrat për të punësuar, mijëra të rinj po e lëshojnë Kosovën

Partitë opozitare në Kosovë po vlerësojnë se statistikat e publikuar nga kryeministri Albin Kurti, që për 21 muaj në Kosovë janë punësuar 37 350 persona, nuk qëndrojnë dhe janë mashtrim.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës Qeveria është duke mashtruar publikun me këto shifra. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se shifrat për të punësuarit janë të krijuara ad-hoc, pasi sipas tyre, çdo ditë të rinjtë janë duke e lëshuar vendin. E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk dinë se nga i kanë marr Qeveria ato statistika, pasi sipas tyre, të dhënat nga tereni janë ndryshe.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, për EO tha se numër i madh i të rinjve po ikin drejtë vendeve të BE-së, kjo për faktin se sipas tij, Qeveria nuk e ka mbështetur sektorin privat, i cili sipas tij, ofron më së shumti punësim.

“Ne e shohim një ikje më të madhe të qytetarëve drejt Evropës dhe si sfidë e madhe e Kosovës mbetet emigrimi, në këtë drejtim si qeveri dhe Kuvendi duhet të luaj një rol drejt mbështetjes së sektorit privat, duke e ditur që sektori privat është sektori që më së shumit ofron punësim. Deri më tani nuk kemi parë që qeveria ka mbështetur drejtpërdrejt institucionet që të krijoj vende të sigurta të punës. Kemi parë që ka hapur një segment të ri që e ka quajtur ‘Super puna’ që realisht super punë konsiderohet një pagë mesatare 700 euro e jo 264 euro kjo është vetëm për të nënçmuar të gjithë ata që angazhohen në këtë”, tha ai.

Lushtaku tha se më shumë ka formalitet të të punësuarve se sa ka rritje të vërtetë të vendeve të punës, duke shtuar se në këtë rast nuk duhet që të mashtrohet publiku me këto shifra.

Ai tha se vendi do të ballafaqohet me një krizë të vërtet pas liberalizimit të vizave nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa që të krijojë kushte të favorshme për punëtorët.

“Numri ka qenë në rritje, po më shumë ka formalitet të punësuarve se sa ka rritje të vërtet të të punësuarve. Këtu duhet të bëjmë dallimin sepse nuk mund të mashtroj ai edhe opinioni publik me këto shifra sepse edhe Odat ekonomike edhe vetë bizneset më së miri din se çfarë vështirësive të mëdha kanë përballuar këto dy vitet e fundit gjatë qeverisjes se Kurtit duke pasur vështirësi të gjejnë edhe punëtorë. Ne e dimë shumë mirë që me liberalizimin e vizave, krenohemi si shtet që kemi arritur këtë sfidë, një vendim realisht i pa drejt deri më tani sepse ai është dashur të ndodhë në 2014”.

“Sfidës i ndërlidhet me heqjen e vizave edhe pjesa e pa sigurisë se vendeve të punës dhe falimentimeve të bizneseve. Kosova do të ballafaqohet me një krize të vërtet nëse nuk arrin që bizneset ti rrisin pagat në sektorin privat dhe ti krijojnë kushte të favorshme për punëtoret të cilët duna të mbesin në Kosovë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, tha se në lidhje me statistikat për të punësuarit nuk ka dakordim as ndëmjet kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e Ministrit të Financave Hekuaran Murati, pasi sipas tij, ata të tre kanë publikuar statistika të ndryshme.

“Fillimisht do të duhej që të kishte një dakordancë mesë kryeministrit edhe zëvendësit të tij Bislimit dhe ministrit të financave sepse kemi parë numra të ndryshëm nga të tre. Pra do të duhej që të kishin të qartë mesë vete pra ju sugjeroj që të pini një kafe së bashku dhe të vendoseni se sa është numri i vërtet ose numri i saktë me të cilin do të dalin në publikë. Vetë fakti që nuk mund të pajtohen këta të tre që janë të një partie, të një pushteti dhe që të dy i ka emëruar vetë kryeministri tregon që shifrat janë të krijuara ad hoc aty për aty secili për vetë”, tha ai.

Mustafa tha se nuk është e vërtet që janë krijuar dhjetëra, mijëra vende punë, pasi sipas tij, janë me mijëra të rijnë që po e lëshojnë Kosovën çdo ditë.

“Fatkeqësisht nëse kjo do të ishte e vërtet që qenkan krijuar me dhjetëra mijëra vende pune do të duhej që të përgjigjej kryeministri në një pyetje shumë elementare që fatkeqësisht zëvendësi i tij Bislimi ka dhënë një përgjigje jo serioze dhe qesharake. Është fakti që kemi me dhjetëra, mijëra të rijnë që po e lëshojnë Kosovën çdo vit duke e përfshirë dhe këtë mbi dy vjeçar të kësaj qeverie”.

“Prandaj kam një pyetje për kryeministrin Kuri, nëse paska një zhvillim kaq të hovshëm ekonomik nëse paska vende kaq shumë të reja të punës të hapura në Kosovë pse rinia kosovare po e lëshon vendin, po e lëshon Kosovën me dhjetëra, mijëra çdo vit. Përgjigja do ta merr shumë të qartë, ku do të doja të dija edhe nga vetë kryeministri se ai përgjigjen nga rinia kosovare po e merr çdo ditë”, tha ai.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se ndërmarrjet ekonomike në vend nuk janë fare të kënaqur sa i përket investimeve e subvencionimeve nga Qeveria.

Ai tha se këto statistika të bëra publike nga Kurti nuk qëndrojnë, pasi sipas tij, të dhënat nga tereni e thonë të kundërtën.

“Sa i përket qeverisë ajo është e thirru që të sheh vetëm pozitivisht, ndërsa nëse dalim në teren dhe i shohim edhe ndërmarrjet ekonomike, duke filluar nga ekonomit familjare, ndërmarrjet e mesëm dhe ndërmarrjet e mëdha e thënë të kundërtën dhe nuk janë fare të kënaqur sa i përket investimeve e sidomos subvencionimit të Qeverisë”.

“Ajo që vlen të theksohet kjo Qeveri do të mbahet mend për mos pezmatueshmërinë e parasë publike që thuajse as gjë nuk po lëviz. Nuk dijë se nga i kanë marr këto statistika, mirëpo të dhënat që vijën nga tereni qytetarët dhe ndërmarrësit janë shumë, shumë të pa kënaqur me këtë qeveri dhe mund të them që kjo qeveri është qeveria më e dobët në historinë e qeverisej së shtetit të Kosovës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img