Emrat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRrPP), nuk janë parë si adekuat për këto pozita nga partitë opozitare në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Anëtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRrPP) të propozuar nga Qeveria janë, Fidane Spahiu-Gjikolli dhe Avni Sahiti.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se asnjëri nga kandidatët nuk i plotësojnë kriteteret për këto pozita.
“E kemi diskutuar në detaje për dy kandidatët. Me sa kam kuptuar nuk kanë munguar informacionet. Vërejtje kemi pas në komision që nuk ka qenë askush nga qeveria për t’i prezantuar. Nëse e bëjmë shqyrtim të detajuar të CV-ve mund të konstatojmë shumë qartë që kandidatja e dytë nuk i plotëson kushtet. Nuk ka përvojë në financa publike e prokurim publik”, tha ai
Hoti lexoi nenin, ku kërkohet përvojë punë 10 vite në Prokurim Publik dhe Financa.
“Avni Sahiti ka 6-7 vite përvojë në Prokurim por jo në Financa Publike. Asnjëri prej kandidatëve nuk i plotëson kushtet”, tha ai.
Njëjtë u shpreh edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka kërkuar që këta emra të kthehen mbrapsht në Qeveri dhe kjo e fundit t’i sjellë emra që kërkohen me ligj.
Se këta kandidatë nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara me Ligj, e tha edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
“Për mua është për keqardhje pse nuk prezanton qeveria emrat. Më aspektin përmbajtjesor deri sa thotë që duhet të këtë përvojë në financa dhe prokurim publik këto kritere nuk plotësohen nga kandidatët e propozuar nga qeveria”, tha ai.
Kryesuesi Muja tha se këto dy fusha rrallëherë studiohen të përbashkëta
“Nëse do të shikojmë me këto kritere do të kemi vështirë me gjete kandidatë. Edhe në fushën akademike këto dy sfera nuk ofrohen bashkërisht. Studiohen ndaras dhe zyrtaret publik që kanë qenë kanë punuar ose në financa publike ose në fushën e prokurimit publik”, tha Muja.
“E padiskutueshme që kandidatja Fidane Spahiu e ka përvojën akademike dhe profesionale. E njëjta e ka përvojën në ndërkohë që kandidati Avni Sahiti e patë përvojën e drejtpërdrejtë në hallkat e prokurimit publik sidomos në projekte ndërkombëtare. Propozoj që i njëjti të dërgohet në seancë me këto vërejtje që i kemi ne”, tha tutje ai.
Muja tha se vërejtjet që i kanë dhe të kërkojnë një opinion nga zyra ligjore që të sigurohen që të mos kenë shkelje të ligjit.
“Ti rekomandojmë kuvendit që të miratohet propozimi vendimi i qeverisë për anëtarët e KRrPP-së. Me vërejtje në lidhje me kompetencat e kandidatëve dhe po ashtu të kërkohet një opinion publik”, tha ai
Ky propozim u miratua, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.