4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Opozita gjunjëzon Kurtin për dialogun, debati vazhdon edhe pas orës 22:00

Opozita sot ka mbajtur nën presion kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në raportimin e tij për dialogun dhe dakordimin për planin franko-gjerman, shkruan Gazeta Express. Debati që u mbajt gjatë gjithë ditës, do të vazhdojë edhe pas orës 22:00. 

Kurti kishte debatuar gjatë gjithë ditës me opozitarët, ku fjalimet e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishin arritur që të zënë “ngushtë” disa herë Kurtin. Madje atij iu desh që edhe të përdoronte telefonin në një rast që të përkthente një term nga gjermanishtja, por që për shkaqe teknike i dështoi disa herë.

Atij në orën 16:00 iu desh të shkonte, por tha se nëse ka “shumë tema të rëndësishme” mund të kthehet. 

“Mua në orën 16:00 më duhet me shku, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar. Por unë e kom një propozim, nëse e konsideroni shumë të rëndësishme, unë mund të vi kur të lirohem, në orën 22:00 mund të vi sonte e deri në orën 7 në mëngjes, kur e kom takimin e parë, diskutojmë. Nëse jeni dakord, më njoftoni”, tha ai.

Më pas, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha se “të kishim thirr me ardhë, po po tutna po të nxen gjumi”.

Krasniqi, ka thënë po ashtu se plani evropian, përveç se nuk e ka njohjen në qendër, e ka Asociacionin, madje ndoshta edhe autonominë.

“Nga situata e para dy viteve, kur të gjithë aleatët tanë flisnin për marrëveshje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative, me njohjen të ndërsjellë në qendër, kryeministri i Kosovës (Albin Kurti)  ka përfunduar  në një kompromis tepër të rëndë, në një marrëveshje të përkohshme, që në qendër nuk e ka më njohjen, e ka Asociacionin, ndoshta autonominë në qendër, dhe me pranimin zyrtar të faktit se Serbia nuk ka më nevojë të na njoh si shtet, të paktën për sa të jetë kjo marrëveshje në fuqi. Nuk e di si mundet me pas fqinjësi të mirë, kur dy shtetet nuk e njohin njëra-tjetrën”, tha Krasniqi në kuvend, përderisa po diskutohet plani evropian, me prani të kryeministrit Kurti.

Krasniqi tha se neni 7 i këtij plani, rrezikon të sjellë një autonomi politike dhe substanciale.

Tutje ai tha se nuk mund të thuhet nga askush se nga ky plan ka njohje ‘de-facto’.

“Problemi thelbësor është se ne këtu po pranojmë të heqim dorë prej njohjes së ndërsjellë. Nuk është e lehtë, nuk është e mundshme, nuk duhet me u pranu, nuk mundemi me ec përpara nëse heqim dorë prej kësaj kërkese themelore dhe nuk mund të thuhet nga askush se ka njohje ‘de-facto’. Unë do ta pranoja këtë argument nëse Serbia shkon e ndërron kushtetutën dhe nuk dërgon nota verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Abdixhiku, gjatë seancës, ka thënë se kryeministri Kurti tash po thotë se do të bëjë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës, por se këtë e kanë thënë gjithmonë edhe partia e tij. 

“Në njërën anë flet për kushte të asociacionit, por tani këtu në marrëveshje flet për sekuencim të marrëveshjeve. Nuk flet më a do ta bësh Asociacionin, sepse ke thënë që me kompetenca pa kompetenca ekzekutive ose jo, nuk e bëj. Tani s’po flet. Tani thua do ta bëjmë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës siç kemi thënë gjithherë. Po, pse s’po thua këtu në foltore e pse e bën në marrëveshje, pse e bën këtë paralelizëm në një realitet të vetëm që duhet të jetë, këtë s’e kuptoj asnjëherë”.

Abdixhiku tha se në nenin 7 flitet për monoetnicitet, por edhe për tejkalim të Asociacionit.

“Neni 7, jo vetëm monoetnicitetin, por edhe tejkalimin përtej Asociacionin. Edhe monoetnike, sepse flet për një komunitet serb që do të kenë të drejta menaxhuese dhe lidhje të veçanta me qeverinë e Kosovës dhe lidhje financuese me Serbinë”.

Ai po ashtu ka thënë se ka thënë se dy presidentët amerikanë, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë kërkuar marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje reciproke në qendër, por se kryeministri Kurti u pajtua me mosnjohje.

“Palëve u është kërkuar me të drejtë plotësisht nga dy presidentë amerikanë, Trump dhe Biden, që njohja reciproke të jetë në qendër. Po pse vendose që të përfundosh në pa paragjykim të palëve mbi çështjet e statusit. A kanë ditë ata me thënë ‘kërkojmë marrëveshje finale pa paragjykim në çështjet e statusit. Kanë ditë, por kanë kërkuar njohje reciproke në qendër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img