Site icon PrishtinaPress

Opozita e sigurt që demarkacioni s’kalon, Lista Serbe thotë se s’ka vënë kushte (Video)

Megjithëse një vit e më shumë u bë zhurmë e madhe rreth demarkacionit me Malin e Zi, këto ditë nuk është në agjendën e Qeverisë dhe Kuvendit kjo çështje. Partitë opozitare deklarojnë se kjo ndodhë pasi koalicioni qeveritar nuk i ka votat për këtë.
Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje beson se kjo marrëveshje, kur vjen në seancë, nuk do të kalojë, pasi që edhe deputetët e pozitës janë të vendosur ta votojnë kundër. Sipas tij, Qeveria do të duhej ta tërheq këtë marrëveshje dhe të fillojë një marrëveshje të re me Malin e Zi. Ai thotë që në seancë mund të vie vetëm për t’u kundërshtuar.
Edhe Teuta Haxhiaj nga AAK thotë se nga 1 shtatori kjo marrëveshje për ta është e vdekur. Ndërsa, kryesuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, demanton deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët pohuan se kanë vënë kushte për ta votuar demarkacionin.

Ndryshe, para dy ditësh përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës Për Kosovën, janë mbledhur në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin. /KP/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version