6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Opozita e quan “tradhtar”: Çka po flet Vuçiqi për Kosovën para deputetëve serbë?

Edhe në Kuvendin e Serbisë (Asamblenë Kombëtare) është folur për çështjen e dialogut. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka raportuar në Kuvend dhe është përballur me deputetët për çështjen e Kosovës.

Vuçiq në fjalën e tij u shpreh se “kurrë nuk i është shmangur përgjegjësisë si president” dhe se ka marrë vendimet më të vështira.

“Sot vij nga ndjenja e detyrës që t’u them qytetarëve se çfarë po ndodh që ata të vlerësojnë vetë pasojat e veprimeve tona dhe për çfarë po luftojmë. Do të flas dhe do të vë në dukje krejt pikat më të këqija të të ashtuquajturës iniciativë franko-gjermane.” – është shprehur z. Vuçiq në fjalën e tij.

Ai kërkoi vëmendje të shtuar mbi “momentin” në të cilin po ndodh ajo që po ndodh në lidhje me planin franko-gjerman.

Vuçiqi u shpreh se ishin dëshmitarë të një lloji të Luftës së Tretë Botërore, dhe në të cilën situatë shtetet e vogla nuk mund të ishin aq të lira sa do të donin. Por, ai tha se Serbia ishte mes shteteve të pakta që i merrnin vendimet në mënyrë të pavarur.

“Çdo minutë që kalojmë pa zgjidhur problemin (me Kosovën) është minutë e re frike për çdo fëmijë në Kllokot apo Suhodooll.” – tha z. Vuçiq, raporton Kosovo-Online.

Sipas tij, Prishtina donte të krijonte konflikt në mënyrë që të tregonte se Serbia ishte e keqe. Vuçiq pretendoi se i kishte lutur serbët e Kosovës që të hiqnin dorë nga barrikatat, sepse siç tha, “jeta e tyre ishte më e rëndësishme”.

Vuçiq u ankua edhe se kishte pësuar sulme të rënda nga diplomatët ndërkombëtar për çështjen e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Presidenti serb u shpreh edhe në lidhje me pasojat që mund t’i pësonte Serbia në rast se refuzonte planin franko-gjerman.

Deputetët opozitarë serbë në anën tjetër ishin të ashpër me Vuçiqin, duke mbajtur edhe pankarta ku e quanin atë “tradhtar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img