Site icon PrishtinaPress

Opozita e nervozon Petkoviqin, nuk ia bën hesap raportin për Ohrin dhe Brukselin

Beograd, 1. avgusta 2022. - Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Petar Petkovic odrzao je vanrednu konferenciju za medije u Vladi Srbije. FOTO TANJUG/ MILOS MILIVOJEVIC/ bg

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se një pjesë e opozitës në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për Kosovën është tërbuar, është sjellë dhunshëm dhe ka braktisur seancën.

Petkoviq tha se shkoi në takim të komisionit në fjalë për të prezantuar raportin e zyrës që ai drejton dhe gjithçka që është diskutuar në Bruksel dhe Ohër, porse u bojkotua nga opozita.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sjelljes së re të dhunshme dhe të tërbimit të përfaqësuesve të opozitës në mbledhjen e Komisionit për Kosovë erdha t’ua prezantoj deputetëve raportin e Zyrës për Kosovë dhe gjithçka që diskutuam gjatë raundit të fundit të dialogun në Bruksel, por edhe për të gjitha çështjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe propozimin e BE-së edhe aneksin, pra dokumentin për zbatimin që diskutuam në Ohër”, tha ai.

Petkoviq theksoi se kishte gjithçka gati në dorë për të folur hapur dhe për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni.

“Këtyre përfaqësuesve të opozitës nuk i intereson tema e Kosovës, çfarë po negociohet në Bruksel, e as populli serb në Kosovë”,/PrishtinaPress/

Exit mobile version