3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Opozita drejt bashkimit, nesër mund t’i rikthehen gazit lotsjellës

Opozita planifikon ta prish debatin e nesërm për demarkacionin me Malin e Zi.
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mësohet se nesër planifikojnë të hedhin edhe gaz lotsjellës në tryezën e diskutimit të palëve pjesëmarrëse rreth demarkacionit, nëse rrjedha e debatit nuk shkon në favor të tyre.
Burime brenda Vetëvendosjes, tregojnë për Indeksonline se deri te ky vendim, Lëvizja Vetëvendosje, e cila thuhet se është e koordinuar edhe me subjektet e tjera opozitare, ka ardhur për ta përçuar mesazhin e qartë politik se për demarkacionin nuk ka kthim prapa dhe se do të bashkohen dhe do të rikthejnë edhe dhunën si mjet politik për të parandaluar ratifikimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
“Demarkacioni nuk kalon. Ne do të bëjmë gjithçka që ta ndalojmë tkurrjen e tokave tona. Kjo tryezë është vetëm sa për sy e faqe, për të mashtruar opinionin publik gjoja për disa fakte të rrejshme të pseudoekspertëve të blerë nga Thaçi e Mustafa. Sidoqoftë, ne do të jemi pjesëmarrës, derisa për rrjedhshmërinë e kësaj të ashtuquajture tryezë e ekspertëve do ta shihni të gjithë nesër”, ka thënë ky burim për Indeksonline.
Ditë më parë, edhe Driton Çaushi nga Lëviza Vetëvendosje ka thënë se debati i shërben qeverisë dhe partive në pushtet vetëm si mbulesë.
“Unë mendoj se këta pushtetarë kanë një qëllim që formalisht të japin një përshtypje se po debatohet dhe se po dëgjohet zëri i opozitës dhe i ekspertëve, që në këtë mes janë më të rëndësishmit, sa për të mbuluar vendimin e tyre të padrejtë për të cilin janë duke punuar për të mbledhur votat dhe për të kaluar një marrëveshje tepër të dëmshme në vetvete për Republikën e Kosovës”, tha Çaushi.
Ndryshe, pjesëmarrjen përveç Vetëvendosjes e kanë konfirmuar edhe subjektet e tjera opozitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img