Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen është operuar.
Gardiani gjerman ka pasur një lëndim në shpinë i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për eperimin e Ter Stegen e ka bërë të ditur vet klubi i Barcelonës përmes një njoftimi zyrtar.
”Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amélie Léglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/