Transferi i ri i Manchester Unitedit, Lenny Yoro, është operuar me sukses në këmbën e tij.
Francezi ishte lënduar menjëherë në ndeshjet parasezonale të Djajve të Kuq.
“Rehabilitimi i Yoros fillon tani dhe presim që 18-vjeçari t’i kthehet fitnesit brenda diku tre muajsh”, ka shkruar Manchester Unitedi në një komunikatë.