-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni urgjent, Rama reagon pas daljes nga spitali: Besoj se do kthehem shpejt mes jush

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale disa orë pasi la spitalin ku iu nënshktrua një ndërhyrjeje kirurgjikae për heqjen e apendesitit një ditë më parë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka falenderuar ekipin mjekësor për kujdesin dhe të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij. Në mesazhin e përcjellë Rama shkruan se shpreson që së shpejti t’i rikthehet jetës politike.

“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.  Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi”, shkruan kryeministri.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë shqiptare iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit akut. Kurse sot në orën 06:00 doli nga spitali./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img