11.3 C
Pristina
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

spot_img

Operacioni “Shtegu”, Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka kapur mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe, në rajonin e Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Mitrovicë veri, në koordinim me Policinë Kufitare dhe mbështetje nga Njësia e Krim Teknikes, ka realizuar një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar Republika e Kosovës–Serbi në Jarinjë.

“Gjatë realizimit të operacionit policor të koduar “ SHTEGU” për kontrolle të disa automjeteve të dyshuara, një automjet i markës Mercedes A-Class me targa serbe është përzgjedhur për kontroll. Pasi janë ngritur dyshime të theksuara, automjeti në fjalë është derguar në Mitrovicën e Jugut për një kontroll më të detajuar. Gjatë inspektimit dhe kontrollit të automjetit, në pjesën e poshtme të tij është gjetur një rezervuar i shtuar metalik, me përmasa 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili dyshohej të mbante substanca narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas hapjes së rezervuarit, janë gjetur gjithsej 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pesha totale e sasisë së konfiskuar është 32.4 kilogramë”.

Policia ka konfiskuar dy telefonë celularë dhe automjetin e dyshuar, ndërsa i dyshuari me inicialet N.M. nga Beogradi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img