Site icon PrishtinaPress

Operacioni policor në disa lokacione, sekuestrohen mbi 10 kg drogë dhe armë – ka të arrestuar

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion në disa rajone të vendit, ku po kryhen bastisje në disa lokacione të ndryshme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se qëllimi i operacionit është hetimi dhe parandalimi i veprimtarive kriminale.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, tha Kelani.

Ekskluzivisht se janë sekuestruar mbi 10 kilogramë substanca narkotike dhe armë zjarri dhe janë vënë në pranga disa persona.

Exit mobile version