Site icon PrishtinaPress

Operacioni kundër trafikimit të armëve, Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për aksionin e përbashkët, i cili rezultoi me goditjen e grupit kriminal që trafikonin armë.

“Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE”, ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Nga ky aksion u konfiskuan 64 armë zjarri, e mbi 20 shtetas nga Kosova e Shqipëria u arrestuan.

Lidhur me këtë, Sveçla tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy policive.

Exit mobile version