-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni i Antidrogës: Dy të arrestuar, vlera e 10 kg marihuanë shkon deri në 15 mijë euro

Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në dy qytete, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës mbrëmë në dalje të fshatit Mazgid ka ndaluar një veturë për kontrollë. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur rreth 9 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. 

Në kontrollë e sipër të personave të dyshuarve që gjendeshin në veturë, Policia të njeri person ka gjetur rreth 0.5 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

​Në tërësi, gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 9 kg e 512 gram lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gram kokainë. E gjithë kjo lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. 

Gjithashtu, gjatë operacionit janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon.

Personat e arrestuar janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img