-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni “Golfi”: Arrestohen personat që ishin në arrati

Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”, të hënën njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) të cilët ndodheshin në kërkim nga data 13.01.2024, që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e lartëpërmendur.

Policia njofton se gjatë një operacioni taktik sot rreth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes.

“Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të renda ku me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img