Site icon PrishtinaPress

Operacioni “Freeshop”: Policia arreston tre të dyshuar për drogë, njëri polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disamujore, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, ku janë arrestuar tre të dyshuar, njëri prej tyre zyrtar policor.

Dyshimet janë për narkotikë.

“Gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gram, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro”, thuhet në njoftim.

“Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore. Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë”, njofton Policia.

Exit mobile version