Site icon PrishtinaPress

Operacioni “Brezovica” – Pamje nga bastisja në Ministrinë e Mjedisit

Në mesin e dhjetë lokacioneve që po bastisen nga Policia e Kosovës në vazhdim të operacionit “Brezovica”, është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.

Para kësaj ministrie shihen vetura dhe pjesëtarë të policisë të cilët po kryejnë operacionin, raporton Insajderi.

Bastisjet po bëhen edhe në Ferizaj, Prishtinë e Shtërpcë.

Vlen të theksohet se Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin “Brezovica”.Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Exit mobile version