1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Operacioni antidrogë /Konfiskohen 60 kg substanca narkotike, arrestohen 10 persona

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Narkotikë, me datën 29 shkurt 2020, në tri operacione policore kanë kanë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe kanë konfiskuar afro 60 kg substanca të dyshuara narkotike.

Operacioni kryesor policor është zvilluar mbrëmë rreth orës 21:00, në rr. Gjakovë-Klinë, ku pas një procesi hetimor dhe aplikimit të masave siç parashihen me ligjet në fuqi, janë ndaluar (2) automjete në të cilat dyshohej se po transportohej substancë e dyshuar narkotike. Hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës, në njërën nga automjetet e dyshuara kanë gjetë dhe konfiskuar disa qese të mbështjellura me substancë të dyshuar narkotike me peshë totale prej 57.5 kg.

Në këtë rast janë arrestuar (4) persona të dyshuar dhe përveq substancave të dyshuara narkotike janë konfiskuar edhe dëshmi tjera relevante si: para, një revole, automjete dhe telefona mobil.

Poashtu, mbrëmë në dy raste të tjera në Gjakovë dhe në Fushë Kosovë janë arrestuar edhe (6) persona të tjerë: pesë (5) shqiptar dhe një (1) serb, nën dyshimin për ”blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të substancave psikotrope analoge” dhe “falsifikim të parasë” dhe poashtu janë konfiskuar sasi e substancave narkotike dhe dëshmi të tjera që mund të përdoren në procedurë penale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet ndaj të gjithë atyre që merren apo abuzojnë me substanca narkotike dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë apo jetën e të rinjëve tanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img