Po vazhdon operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë. Sot aksione janë duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.