Site icon PrishtinaPress

Operacion i Inspektoratit Policor në Prishtinë, arrestohet udhëheqësi i krimeve ekonomike

Inspektorati policor është duke vazhduar me një operacion, ku deri tani ka rezultuar me arrestimin e dy personave, njëri zyrtar policor, tjetri qytetar.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Arbër Beka, zëdhënësi për media i Inspektorati.

“Arrestimi zyrtarisht është realizuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Është arrest një zyrtar policor dhe një qytetar”.

Sipas Insajderit  në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, për të cilin dyshohet se ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh, të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.

Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.

 

Exit mobile version