2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Omëletë franceze: Mënyra më e bukur dhe më e lehtë e gatimit të vezëve!

Ushqimi me shije të shkëlqyeshme është zgjedhje më e mirë për kafjall!

Përbërësit:

– 3 vezë,
– kripë,
– ½ luge ujë të ftohtë,
– 2 lugë gjalpë,
– piper sipas shijes.

Përgatitja:

Tundni vezët në një enë, shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës edhe gjysmë luge ujë të ftohtë. Përzieni të gjithë përbërësit.

Tiganin nxeheni në zjarr mesatar dhe shkrini në të një lugë gjalpë. Qitni vezët dhe gjithë kohës përzieni dhe shkundeni lehtë tiganin.

Kur të vëreni që vezët janë afërsisht të gatshme “përhapni” nëpër tigan derisa të bëhen si palëpeta.

Ulni fuqinë e zjarrit në shkallën më të ulët.

Me shpatull lehtë mbështillni palëpetën nga vezët në formë roleje. Në tigan qitni një lugë gjalpë dhe lëreni të shkrihet.

Omëletën qiteni në pjatë dhe shërbejeni. Sipas dëshirës në të mund të shtoni djathë, proshutë apo ndonjë perime para se ta bëni role.

Për udhëzime më të hollësishme shikojeni videon!

https://youtube.com/watch?v=qXPhVYpQLPA%3Ffeature%3Doembed

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img