Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari debatoi shumë ashpër me ish-konkurrentët e këtij programi gjatë spektaklit të së martës, Efit, Ronaldos dhe Mikelës. Arbri i akuzoi tre ish-banorët se ata po përfitojnë nga fama e Luizit dhe po e mbështesin këngëtarin vetëm për klikime.
u po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është ‘e futura’ që i bëni shokut tuaj. Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin.
Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni. Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti, as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet tuaja sociale” – u shpreh Arbri gjatë spektaklit të së martës.
Ky opinion i Arbër Hajdarit nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit Olti Curri, i cili ka bërë një postim në rrjete sociale. ‘Ça ka Arbri me Instagramin e Efit, nëse e rrit falë komenteve ndaj personave të fortë në BBV dhe sa fiton nga postimet?
Edhe Arbri karrierën (nëse bamirësia quhet e tillë) e ka filluar me njerëz të famshëm që çonin oriz dhe makarona tek njerëz të varfër. Pse atëherë nuk e nisi këtë fushatë me njerëz anonimë?’, shkruan Olti Curri në postimin e tij të publikuar në rrjete sociale.