Aktorja Olta Gixhari është shfaqur për herë të parë në studion e Big Brother VIP Albania që nga mbrëmja kur dha dorëheqje nga kjo garë.
E veshur me një fustan të zi elegant, aktorja nga Durrësi dukej tejet atraktive në këtë paraqitje të saj.
E teksa në studio u diskutua mbi debatin Luiz-Efi-Kiara, opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, u shpreh se Efi po mundohet të zëvendësojë Oltën duke i dalë kundër Luizit.
Por një teori të tillë ia hodhi poshtë Olta menjëherë, e cila i tha se Efi s’mund ta zëvendësojë për shkak se Olta ka pasur lojën e saj brenda, gjersa Efi vazhdimisht ka bërë lojë duke u mbështetur në krahët e të tjerëve.
Efi dhe Luizi patën një debat të ashpër në fillim të spektaklit, për shkak se këngëtari e bëri të qartë se e do Kiarën në finale para saj.