3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Olta ndjen mungesën e Kiarës dhe përlotet: Luizi është idiot që merret me mua

Largimi i Kiarës ka prekur disa nga banorët e shtëpisë. Nga Luizi pritej një lloj trishtimi, duke qenë se ai krijoi një lidhje me Kiarën gjatë qëndrimit të saj për 90 ditë aty. Por, nga Olta jo. Pasi kjo e fundit, e ka kërkuar me ngulm daljen e Kiarën nga shtëpia.

Madje ditët e fundit, kur ishte në nominim “kokë më kokë” me Kiarën, ajo bëri “fushatë” që publiku të votonte për daljen e saj. Duke biseduar me Dean në tualet, Olta u përlot dhe tha se nuk ia kishte marrë mendja që do mërzitej kaq shumë për daljen e Kiarës.

Ajo shtoi se me të u afrua shumë brenda shtëpisë dhe i tha Deas se tani do të “sulmoi” Luizin. Olta i tha Deas të përgatitet, sepse sot ka një strategji, duke nënkuptuar që do krijoi debat. Kjo e fundit, madje i tha Deas se ka dëshirë që ta shohë atë në finale.

Luizi, Qetsori dhe Gerti dolën në oborr për të marrë rreze dielli dhe biseduan me njëri-tjetrin. Luizi u shpreh se i duket e çuditshme shtëpia pa Kiarën, duke treguar se po e ndjen që tani mungesën e saj. Teksa djemtë po bisedonin, në oborr doli Olta. Kjo e fundit duke qeshur, i tha Luizit ta shijojë ditën e beqarisë. Shiko videon:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img