Aktorja e njohur dh ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emsionin “Më lër të flas” të Romeo dhe Donald Veshaj, ku edhe foli për eksperiencën e saj në BBVA dhe banorët.
Teksa dha komentet e saja për disa prej tyre, Olta foli edhe për rivalin e saj kryesorë në shtëpinë e BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli
“Luizi është super lojtar dhe për mua është një mashtrues profesionist, e kam thënë edhe brenda shtëpisë dhe tani që kam dalur jashtë vetëm sa më është përforcuar kjo ide”, ka thënë Gixhari.
Ndërkohë, kujtojmë që Olta qëndroi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për gati 100 ditë.
Ajo vendosi të largohej me dëshirën e saj, pasi tha se nuk mund ta përballonte më mallin për të birin e saj.
Aktorja e famshme ishte padyshim një prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania duke u përfshirë në debate dhe situata të shumta brenda formatit.