Site icon PrishtinaPress

Olta bën filma: Ju lutem votoni që të dal unë, Luizi meriton të fitojë

Këtë javë është nominimi më i vështirë i këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”, pasi Olta Gixhari dhe Kiara Tito përballën “kokë më kokë”. Ky nominim bëhet edhe më i fortë pas paralajmërimit të Luizit, se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të.

Por, natën e kaluar, një deklaratë e Olta Gixharit, i ka lënë paksa të shokuar fansat e saj. Teksa ndodhej në suitë se bashku me Dean, aktorja deklaroi se Luizi e meriton fitoren e BBV dhe do i vinte shumë keq nëse ai do të dilte.

Ajo deklaroi se nuk do ta lërë Luizin të dalë, por do i kërkojë që të tërhiqet dhe që të dalë ajo nga shtëpia e BBV. Olta iu ka bërë thirrje publikut që të votojnë që të dalë ajo në spektaklin e radhës.

“Mua më vjen shumë keq për këtë gjë. Del Kiara, nëse del ai mua më vjen shumë keq, sepse ai është i prerë për këtë lojë. Ai është i lindur për këtë lojë. Nëse ai del, unë do t’i them tërhiqu, do dal unë. Del Kiara, larg qoftë, inshallah dal unë o Zot. Votoni që të dal unë, nuk jam e paqëndrueshme, ai ka lënë shpirtin këtu, e ka studiuar dhe të rrij unë tani para atij. Le të rrijë more Luizi, e meriton, le ta fitojë Luizi, e meriton. Ju lutem, votoni që të dal unë, të betohem se më vjen për të qarë. Votoni që të dal unë. S’ka gjë, do iki unë. Kjo lojë për atë njeri është shumë e rëndësishme dhe nëse ai ikën nëse del Kiara, unë them që do iki, më mirë iki unë.”– u shpreh Olta.

Exit mobile version