Olsi Bylyku duket se i ka hapur sërish dyert e zemrës dhe po përflitet për një lidhje dashurie me një gazetare.
Sipas ‘Vip Magazine’ aktori ka nisur një histori romantike me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun.
Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.
Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.
Megjithatë për sa kohë emri i saj është mister dhe nuk ka një reagim nga ana e këngëtarit, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve.
Kujtojmë që Olsi prej kohësh është ndarë nga ish-partnerja e tij, Egli Tako.