Artistët shqiptarë, Olsi Bylyku dhe Elgit Doda, kanë sjell bashkëpunimin e tyre të ri.
“A pyte” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin është kujdesur Doda.

Miksimi e masterizimi i këtij projekti u bë nga Marenglen Boja me video nga FullMoon Production.
Këngën tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin e Bylykut.

Si gjithmonë, dyshja e njohur kanë prekur një temë të ndjeshme – atë të dashurisë.
Besohet që kjo këngë do të pëlqehet edhe nga publiku, pasi reagimet e para qenë tejet pozitive.