-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Olluri për vrasjen e Lulzim Fejzullahut: Familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë

Gazetari Parim Olluri e ka quajtur joprofesional raportin fillestar të policisë në rastin e Lulzim Fejzullahu. Sipas Ollurit, familja e njërit prej sulmuesve ka lidhje të forta me policinë në Podujevë.

Ai tha se është tentuar manipulimi që rasti të zbutet apo faji t’i mbetej viktimës.

“Raporti fillestar i policisë kallzon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë. Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve”, tha Olluri.

Familja e njërit prej sulmuesve merret me biznesin e kamerave dhe sigurimit fizik, pra ka lidhje shumë të forta me policinë në Podujevë. Në atë firmë, siç e dim që shumica e policëve punojnë jashtë orarit të punës në kompanitë e sigurimit fizik dhe janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

Një rast ku ka pas tentim manipulimi që nëse jo me ja lanë fajin viktimës me zbutë fajin deri në atë masë sa sulmuesit mos mu dënu, i bjen që i është kryer një favor një kompanie të ndërlidhur me policinë”,tha ai.

Tutje Olluri ka thënë se po të mos ishin mediat ky rast do të ishte mbyllur.

Krejt e dim që policët punojnë nëpër firma të sigurimit fizik, kjo është sekret publik. Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img