Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri e ka quajtur ‘frikacake’ opozitën aktuale në vend. Thotë se nuk po përballen me kryeministrin Albin Kurti.
“Kjo nuk është opozitë konstruktive kisha me thënë. Kjo është opozitë frikacake në raport me Kurtin”, thotë Olluri.
“Mendoj se ende nuk u ka kaluar ajo frika e 14 shkurtit. Ende nuk e kanë marrë vetën që ta shohin vetën si liderë të partive dhe të jenë të zhytur në një betejë frontale me kryeministrin sepse atë punë fundja e kanë obligim. Nëse nuk arrijnë me bo këtë si kryetarë partie është mirë me ja liruar vendin dikujt tjetër”, tha Olluri në emisionin Pressing në T7.
“Ne e kemi parë Albin Kurtin në opozitë që ka pasur guximin të hyjë në beteje frontale me kryeministrin Hashim Thaçi në atë kohë, deri në deklaratat “mos u zgërdhi kryeministër””, shtoi ai.
“Tash ky grup opozitar nuk e shoh që e kanë guximin me qenë kaq radikal ndaj z.Kurti. E kanë një lloj frike në parlament. Nuk kemi parë debat, betejë frontale në seancat parlamentare”, theksoi Olluri.