Të gjithë atletët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimëore janë akomoduar në hotelet në “PyeongChang” të Koresë së Jugut.
Një ngjarje interesante ka ndodhur sot, ku ekipi i Norvegjisë pranoi 15 mijë vezë nga një supermarket lokal, transmeton IndeksOnline.
Krejt kjo ndodhi, pasi kuzhinjerët norvegjez gabuan në gjuhen koreane, dhe në vend se t’i porosisin 1500 vezë, ata morën 15 mijë.
Kuzhinierët fajësuan vetën dhe “Googletranslate”, pasi bën gabime në përkthim.
Për fat të mirë, ekipi ishte në gjendje t’i kthente 13 mijë vezë në supermarket.
Më poshtë e keni dallimin e 1500 dhe 15,000 në gjuhën koreane:
Kujtojmë se në këtë lojëra bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.