1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Olaf Scholz kancelari i ri i Gjermanisë

Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjedhur Olaf Scholzin si kancelarin e nëntë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për vendin më të populluar të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, qeveria e Scholz-it merr detyrën me shpresa të mëdha për të modernizuar Gjermaninë dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, por përballet me sfidën e menjëhershme të trajtimit të fazës më të vështirë të vendit atë të pandemisë së coronavirusit.

Scholz fitoi mbështetjen e 395 ligjvënësve të mërkurën. Koalicioni i tij trepartiak ka 416 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 736 vende.

Ai do të emërohet zyrtarisht si kancelar nga presidenti i Gjermanisë dhe do të betohet nga kryetari i parlamentit më vonë të mërkurën.

Qeveria e Scholz po formohet nga partia e tij Social Demokrate së bashku me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img